Bota

Izraeli kryen sulm me raketa në Libanin jugor

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, forcat izraelite kanë goditur me raketa zonën rreth vendbanimit Ayta al-Shaab, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit

İdiris Okuduci  | 28.11.2023 - Përdıtësım : 29.11.2023
Izraeli kryen sulm me raketa në Libanin jugor

Bejrut

Ushtria izraelite goditi me raketa rajonin kufitar të Libanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, forcat izraelite kanë goditur me raketa zonën rreth vendbanimit Ayta al-Shaab, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit.

Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me humbje jetësh apo dëme materiale nga sulmi.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori janë vrarë 86 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.

Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë ulur kryesisht pas "pauzës humanitare" të arritur nga Izraeli dhe Hamasi më 24 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın