Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Izraeli kërkon nga Britania përfshirjen e Bregut Perëndimor në marrëveshjen e tregtisë

Kryeministri Benjamin Netanyahu, të cilit i ka përfunduar mandati, ka kërkuar përfshirjen e Golanit, Kudsit dhe Bregut Perëndimor në kuadër të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar me Britaninë

Hamdi Yıldız   | 15.02.2020
Izraeli kërkon nga Britania përfshirjen e Bregut Perëndimor në marrëveshjen e tregtisë

Kuds

Qeveria izraelite ka kërkuar nga Britania të përfshijë edhe Bregun Perëndimor të pushtuar në marrëveshjen dypalëshe të tregtisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës izraelite Hayom, kryeministri Benjamin Netanyahu, të cilit i ka përfunduar mandati, ka kërkuar përfshirjen e Golanit, Kudsit dhe Bregut Perëndimor në kuadër të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar me Britaninë.

Siç raportohet më tej, ministri izraelit i Ekonomisë dhe Industrisë Eli Cohen ka biseduar me homologun britanik Conor Burns, të cilit i ka thënë se marrëveshja e tregtisë midis dy vendeve duhet rishqyrtuar.

Çështja e njëjtë është diskutuar edhe midis Netanyahut dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Kjo kërkesë e izraelit për marrëveshjen e tregtisë, e cila do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, vjen pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian (BE).

Më herët, Izraeli nuk kishte arritur t'i përfshinte Kudsin, Bregun Perëndimor dhe Golanin në marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın