Izraeli kërcënon ta kthejë qytetin e Gazës në rrënoja
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz kërcënoi se do ta shndërrojnë qytetin e Gazës në rrënoja nëse Hamasi nuk pranon të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë dhe të çarmatoset
Ankara
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz kërcënoi se do ta shndërrojnë qytetin e Gazës në rrënoja nëse Hamasi nuk pranon të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë dhe të çarmatoset, transmeton Anadolu.
Katz kërcënoi Hamasin nga llogaria e tij në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
Ai theksoi se nëse nuk pranon të lirojë të gjithë të burgosurit dhe të çarmatoset, ata do ta "shkatërrojnë Hamasin dhe qyteti i Gazës do të shndërrohet në rrënoja".
Qeveria e Tel Avivit ka filluar prishjen e ndërtesave të larta në Gaza, ku po strehohen shumë palestinezë të zhvendosur, me sulme ajrore përderisa përgatitet për ofensiva tokësore.
Shumë ndërtesa të larta në Gaza, të cilat janë simbole të qytetit, u shkatërruan për shkak të sulmeve ajrore izraelite.
Sipas burimeve palestineze, më shumë se 4.000 njerëz mbetën pa strehë brenda pak ditësh si pasojë e sulmeve ndaj këtyre ndërtesave.
Të paktën 64.605 palestinezë janë vrarë dhe 163.319 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
