Bota

Izraeli: Irani po përpiqet të përfundojë prodhimin e 1.000 centrifugave të avancuara

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se lufta kundër Iranit ka arritur në nivel rajonal dhe ndërkombëtar

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Mahmut Geldi   | 17.05.2022
Izraeli: Irani po përpiqet të përfundojë prodhimin e 1.000 centrifugave të avancuara

Kuds

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, deklaroi se Irani aktualisht po përpiqet të përfundojë prodhimin e 1.000 centrifugave të avancuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në panelin e mbajtur në Universitetin Reichman në veri të Izraelit, Gantz tha se Irani ruan njohuritë dhe përvojën e tij të pakthyeshme në fushën e kërkimit dhe prodhimit.

Duke theksuar se qeveria e Teheranit aktualisht po përpiqet të përfundojë prodhimin dhe montimin e 1.000 centrifugave të avancuara, Gantz tha: "Irani është disa javë larg nga mbledhja e komponentëve për ndërtimin e bombës së parë. Ai ka 60 kilogramë uranium që është 60 për qind e pasuruar. Metal uraniumi mund të prodhohet gjithashtu nga një material i pasuruar 20 për qind".

Gantz deklaroi se Irani gjithashtu pengoi hyrjen në objektet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke shtuar se "Centrali Bërthamor Natanz është gjithashtu në mesin e këtyre".

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Gantz, i cili pritet të shkojë nesër në SHBA për t'u takuar me homologun e tij Lloyd Austin, tërhoqi vëmendjen për rritjen e armëve strategjike me rreze të gjatë veprimi vitin e kaluar në pronësi të Iranit.

Duke theksuar se lufta kundër Iranit ka arritur në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, Gantz theksoi se zgjerimet e Iranit në rajon sulmuan edhe fushat e naftës dhe aeroportet.

Gantz tha se ata nuk do të lejojnë Iranin të transportojë armët e tij precize në Siri, duke shtuar se gjithashtu vitin e kaluar janë rritur armët në duart e grupeve të lidhura me Iranin në Irak dhe Jemen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın