Politikë, Bota

Izraeli identifikon trupin e një pengu që mori nga Gaza

Ushtria izraelite tha se trupi i përkiste pengut Meny Godard, sipas procedurave të identifikimit mjeko-ligjor të kryera në bashkëpunim me policinë izraelite dhe rabinët ushtarakë

Rania R.a. Abushamala  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Izraeli identifikon trupin e një pengu që mori nga Gaza

Istanbul

Izraeli identifikoi mbetjet e një pengu të marrë nga Rripi i Gazës të enjten në mbrëmje si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite tha se trupi i përkiste pengut Meny Godard, sipas procedurave të identifikimit mjeko-ligjor të kryera në bashkëpunim me policinë izraelite dhe rabinët ushtarakë.

"Godard, 73-vjeç u kap më 7 tetor 2023 nga shtëpia e tij në Kibbutz Be'eri nga Lëvizja e Xhihadit Islamik", tha ushtria. Tre trupa mbeten ende në Gaza, përfshirë një që i përket një punëtori tajlandez, sipas mediave izraelite.

Hamasi ka liruar tashmë 20 pengje izraelite të gjallë dhe ka dorëzuar mbetjet e 27 nga 28, shumica prej tyre izraelitë, që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor. Megjithatë, Izraeli pretendon se një nga trupat e marrë nuk përputhet me asnjë nga pengjet e listuar prej tij.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon rindërtimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e mekanizmit të ri qeverisës pa Hamasin.

Izraeli ka vrarë mbi 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë në sulmet në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023 dhe e ka shndërruar atë në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın