Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Izraeli i ndalon guvernatorit të Kudsit hyrjen në Bregun Perëndimor

"Njëra nga njoftimet ka përmbajtjen që të mos hyjë në Bregun Perëndimor për 6 muaj ndërsa tjetra që të mos takohet me zyrtarët në qeverinë palestineze", tha Gays

Gülşen Topçu   | 11.02.2020
Izraeli i ndalon guvernatorit të Kudsit hyrjen në Bregun Perëndimor

Kuds

Izraeli i ka ndaluar guvernatorit të Kudsit të qeverisë palestineze, Adnan Gays, hyrjen për gjashtë muaj në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gays në një deklaratë nëpërmjet platformës së rrjeteve sociale, njoftoi se i janë dhënë dy njoftime ndërkohë që ishte duke dhënë deklaratë në qendrën policore Al-Maskubija, e cila ndodhet në Kudsin e pushtuar.

"Njëra nga njoftimet ka përmbajtjen që të mos hyjë në Bregun Perëndimor për gjashtë muaj, ndërsa tjetra që të mos takohet me zyrtarët në qeverinë palestineze", tha Gays.

Ai bëri të ditur se vendimet në fjalë hyjnë në fuqi që nga 13 shkurti dhe se ka të drejtë të aplelojë këto vendime brenda 72 orëve.

Qeveria izraelite më 10 dhjetor 2019 e ndaloi Gays-in që gjatë gjashtë muajve të mos kryente asnjë aktivitet social ose të mbledhë ndihma në Kuds.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın