Bota

Izraeli i dorëzon Rusisë pronësinë e një sheshi në Kuds

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev në vitin 2015 bëri një kërkesë zyrtare që mosmarrëveshja për pronësinë e sheshit "Alexander" të përfundonte në favor të Rusisë, por pala izraelite nuk e pranoi këtë kërkesë

Hacer Başer,Gülşen Topçu   | 23.01.2020
Izraeli i dorëzon Rusisë pronësinë e një sheshi në Kuds

Kuds

Izraeli i ka dorëzuar qeverisë së Moskës pronësinë e një sheshi në Kuds dhe strukturave që ndodhen mbi të në këmbim të lirimit të një qytetareje izraelite të burgosur në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite "Maariv", në artikullin e saj të ditës së djeshme njoftoi se kanë siguruar një dokument zyrtar i nxjerrë në fund të vitit 2019. Në dokumentin në fjalë thuhet se "Izraeli i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së Rusisë për të marrë pronësinë e sheshit Aleksandër (Alexander) i cili ndodhet në rajonin e qytetit të vjetër në Kudsin në okupim. Në hapësirën ku ndodhet sheshi është kisha Alexander Nevsky dhe ndërtesa të tjera".

Më tej në artikull thuhet se territori mbi të cilin ndodhet sheshi i ishte shitur carit rus Aleksandër III në vitin 1859 dhe se pas revolucionit në vitin 1917 në Rusi, filluan mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e sheshit.

Njëra nga palët e mosmarrëveshjes lidhur me pronësinë e sheshit është Shoqata Ortodokse Ruse e Palestinës e kryesuar nga një gjerman me origjinë hebreje ndërsa pala tjetër Shoqata Prusiane Palestineze e cila njihet për afërsinë me Kremlinin dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev në vitin 2015 bëri një kërkesë zyrtare që mosmarrëveshja për pronësinë e sheshit "Alexander" të përfundonte në favor të Rusisë, por pala izraelite nuk e pranoi këtë kërkesë.

Kohët e fundit në Izrael ka ardhur në rend dite se mund të arrihej një marrëveshje me Rusinë në këmbim të lirimit të në gruaje izraelite e cila është dënuar me 7.5 vite burg në Moskë me akuzën për posedim të drogës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın