Bota

Izraeli heq përcaktimin “zonë ushtarake e mbyllur” nga vendbanimet pranë kufirit me Gazën

- Izraeli i shpalli vendbanimet që kufizohen me Gazën një "zonë ushtarake të mbyllur" pas tetorit të vitit 2023. Tani, ka vendosur të heq këtë përcaktim pasi qeveria hoqi kufizimet e sigurisë që i kishin penguar kolonët të ktheheshin në zonat e tyre

Betül Yılmaz  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Izraeli heq përcaktimin “zonë ushtarake e mbyllur” nga vendbanimet pranë kufirit me Gazën

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Ushtria izraelite ka hequr përcaktimin “zonë ushtarake e mbyllur” në vendbanimet që kufizohen me Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.

Izraeli i shpalli vendbanimet që kufizohen me Gazën një "zonë ushtarake të mbyllur" pas sulmit të Hamasit në tetor të vitit 2023. Ai evakuoi kolonët që jetonin pranë kufirit përpara se të niste një sulm brutal në enklavën palestineze, ku që atëherë ka vrarë të paktën 57 mijë njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Siç raportoi gazeta Yedioth Ahronoth, tani ushtria izraelite ka vendosur të heq përcaktimin e zonës së mbyllur ushtarake, pasi qeveria hoqi kufizimet e sigurisë që i kishin penguar kolonët të ktheheshin në zonat e tyre.

Që nga tetori i vitit 2023, qeveria izraelite ka siguruar fonde strehimi për kolonët izraelitë që janë evakuuar nga vendbanimet që kufizohen me Gazën.

Megjithatë, të dielën, qeveria miratoi një plan për të ndaluar fondet e strehimit për kolonët izraelitë të evakuuar që refuzojnë të kthehen në vendbanimet e tyre pranë kufirit me Gazën.

Vendimi izraelit vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli ka rënë dakord për "kushtet e nevojshme" për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, duke i kërkuar grupit palestinez të rezistencës Hamas ta pranojë propozimin.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın