Izraeli hedh fletushka kundër Hezbollahut mbi kryeqytetin libanez
Fletushkat ranë në disa lagje, përfshirë Verdun, Hamra dhe Ain el-Mreisseh, duke e përshkruar Hezbollahun si “krahu i Iranit”, ndërsa mbanin gjithashtu sloganin: “Libani është vendimi juaj, jo i dikujt tjetër”
Bejrut
Avionët izraelitë kanë hedhur fletushka propagandistike mbi disa zona të kryeqytetit libanez Bejrut, duke bërë thirrje për çarmatosjen e Hezbollahut, raporton Anadolu.
Fletushkat ranë në disa lagje, përfshirë Verdun, Hamra dhe Ain el-Mreisseh, duke e përshkruar Hezbollahun si “krahu i Iranit”, ndërsa mbanin gjithashtu sloganin: “Libani është vendimi juaj, jo i dikujt tjetër”.
Më 2 mars, Hezbollahu filloi të sulmojë objektiva ushtarake izraelite në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Libanit që kanë vazhduar që nga nëntori i vitit 2024, përfshirë vrasjen në Teheran të liderit të atëhershëm suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Po atë ditë, Izraeli zgjeroi ofensivën e tij kundër Libanit me sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit dhe në zona të tjera në jug dhe lindje të vendit.
Më 3 mars, Izraeli gjithashtu nisi një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit pas fillimit të një fushate të përbashkët ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt.
Dje, autoritetet libaneze thanë se ofensiva e zgjeruar e Izraelit ka vrarë 687 persona, ka plagosur 1.774 dhe ka zhvendosur rreth 822 mijë banorë në të gjithë vendin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
