Izraeli godet një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore
- Pamjet nga vendi i ngjarjes kapën momente dramatike të sulmit izraelit dhe shpërthimit që pasoi, duke u ngritur tym i dendur nga zona

Shkup
GAZA (AA) - Izraeli ka shënjestruar një shtëpi që i përkiste familjes Abu al-Qumsan në pjesën jugore të kampit të refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, raporton Anadolu.
Pamjet nga vendi i ngjarjes kapën momente dramatike të sulmit izraelit dhe shpërthimit që pasoi, duke u ngritur tym i dendur nga zona.
Duke folur për Anadolu, burimet thanë se ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për familjen para sulmit ajror. Menjëherë pas paralajmërimit, shtëpia u godit dhe u shkatërrua plotësisht..
Ekipet e mbrojtjes civile nisën një operacion kërkim-shpëtimi për të arritur tek ata që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në Gaza ka vrarë të paktën 57 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.