Bota

Izraeli godet një shtëpi banimi në kampin e refugjatëve Bureij në Gaza

- Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur shtëpia u godit, duke i kthyer pjesët e ndërtesës në rrënoja

Abdulbesar Ademi  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 23.07.2025
Izraeli godet një shtëpi banimi në kampin e refugjatëve Bureij në Gaza

Shkup

GAZA (AA) - Një sulm ajror izraelit ka goditur një shtëpi banimi që i përkiste familjes Abu Shamala në kampin e refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, duke shkaktuar shkatërrime masive, raporton Anadolu.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur shtëpia u godit, duke i kthyer pjesët e ndërtesës në rrënoja.

Sulmi vjen mes operacioneve ushtarake izraelite në vazhdim ndaj gjithë Rripit të Gazës së bllokuar, ku zonat civile me popullsi të dendur vazhdojnë të jenë në shënjestër.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në Gaza ka vrarë të paktën 59.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën palestineze, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.