Bota

Izraeli godet klinikën e OKB-së në Gaza, vriten 16 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë

Izraeli sulmoi një klinikë të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në kampin e refugjatëve Jabalia

Ramzi Mahmud, Hamdi Yıldız  | 02.04.2025 - Përdıtësım : 03.04.2025
Izraeli godet klinikën e OKB-së në Gaza, vriten 16 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë

Gaza

Konfirmohet se 16 palestinezë, përfshirë 9 fëmijë, humbën jetën në një sulm ajror të Izraelit ndaj një klinike të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në kampin e refugjatëve Jabalia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ku qëndronin palestinezët e zhvendosur, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që burimet shëndetësore kanë dhënë për AA-në, 16 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, kanë humbur jetën në sulmin ndaj klinikës ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur.

Sipas transmetimeve të dëshmitarëve, shumica e viktimave u dogjën nga zjarri që shpërtheu në klinikën e UNRWA-së si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të Izraelit.

Klinika e cila u dëmtua rëndë në një sulm të mëparshëm, po përdorej si vend për palestinezët e pastrehë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë që bëri ditën e diel, kërcënoi se do të përshkallëzojë luftën në Rripin e Gazës dhe se do të zbatojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın