Bota

Izraeli emëron shefin e misionit diplomatik të përkohshëm në Bahrein

Ministria izraelite në rrjetet sociale njoftoi se Itay Tagner, i cili është emëruar me detyrë në Manama, ka zhvilluar një takim me zv/ministrin e jashtëm të Bahreinit, Abdullah Ahmed Al Khalifa

Esat Fırat  | 14.01.2021 - Përdıtësım : 14.01.2021
Izraeli emëron shefin e misionit diplomatik të përkohshëm në Bahrein

Kuds

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka njoftuar se pas marrëveshjes për normalizim të arritur midis dy vendeve ka emëruar shefin e misionit diplomatik të përkohshëm në Bahrein, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria izraelite në rrjetet sociale njoftoi se Itay Tagner, i cili është emëruar me detyrë në Manama, ka zhvilluar një takim me zv/ministrin e jashtëm të Bahreinit, Abdullah Ahmed Al Khalifa.

Në deklaratë bëhet e ditur se Tagner i ka përcjellë Al Khalifa-s mesazhin e Izraelit i cili shpreh se vlerëson politikën e mençur dhe kryesuese të mbretërisë së Bahreinit e cila kontribuon në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së rajonit.

Si rezultat i përpjekjeve të SHBA-së, drejt fundit të vitit 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Sudani dhe Maroku nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın