Izraeli e çon anijen humanitare Handala në Portin e Ashdodit, merr në pyetje aktivistët në bord
Aktivistët në bordin e anijes u morën në pyetje me të mbërritur në Portin e Ashdodit dhe do të transferohen në Policinë e Izraelit për procedura të mëtejshme

Ankara
Forcat izraelite e kanë çuar në Portin e Ashdodit në Izraelin jugor anijen humanitare Handala të kapur, që synonte të thyejë rrethimin në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Anija Handala, që mbante formula për foshnje, ushqim dhe ilaçe, u kap mbrëmë nga forcat izraelite pranë bregdetit të Gazës.
Në bord ishin 21 civilë të pa armatosur, përfshirë ligjvënës, mjekë dhe vullnetarë.
Transmetuesi publik izraelit KAN tha se aktivistët në bordin e anijes u morën në pyetje me të mbërritur në Portin e Ashdodit dhe do të transferohen në Policinë e Izraelit për procedura të mëtejshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.