Izraeli do të ndërtojë murë "ndarës" në kufirin me Gazën
Muri ndarës do të pajiset me sisteme teknologjike kundër depërtimit dhe se ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të kufirit nga palestinezët

Jerusalem
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka njoftuar për ndërtimin e një "muri ndarës" rreth 65 kilometra të gjatë në kufirin me Gazën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e radios shtetërore të izraelit theksohet se ushtria për të parandaluar depërtimin e palestinezëve drejt vendbanimeve hebreje në Izrael ka pranuar projektin për ndërtimin e murit ndarës me një gjatësi prej 65 kilometra gjatë gjithë kufirit në Rripin e Gazës.
Ndër të tjera theksohet se muri ndarës do të pajiset me sisteme teknologjike kundër depërtimit dhe se ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të kufirit nga palestinezët.
Muri ndarës nisi të ndërtohej që në kryengritjen (intifada) e dytë dhe u pranua si ilegal, gjithahstu ndërpret lidhjet mes Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimorë
- Netanyahu akuza për nxitje ndaj Abbas-
Ndërsa në anën tjetër Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu theksohet se ka akuzuar Presidentin palestinez, Mahmud Abbas se në fjalimin e tij të publikuar mbrëmjen e djeshme ka nxitur popullin palestinez kundër Izraelit.
Në një deklaratë të bërë nga zyra e Netanyahut janë përdorur shprehjet se "Fjalimi i Abbas ditën e djeshme ishte gënjeshtër dhe nxitës".
Në deklaratë gjithashtu është vlerësuar se: "Izraeli ruan situatën aktuale në Mesxhid-in Aksa, dhe se Ebu Mazin (Abbas) duke përdorur fenë kryen fjalime nxitëse të cilat shkaktojnë akte terroriste".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.