Bota

Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

Marrëveshja midis partnerëve të Fushës së Gazit Natyror Leviathan dhe Egjiptit u regjistrua si marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e Izraelit

Burak Dağ  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

Ankara

"NewMed", partner në Leviathan, një nga fushat më të mëdha të gazit natyror të Izraelit në Mesdhe, njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për eksportin e gazit natyror me Egjiptin në vlerë 35 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.

Marrëveshja midis partnerëve të Fushës së Gazit Natyror Leviathan dhe Egjiptit është marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e vendit.

Në një deklaratë "NewMed" tha se 130 miliardë metra kub gaz natyror do të eksportohen në Egjipt nga fusha Leviathan deri në vitin 2040.

Theksohet se marrëveshja do të hapë rrugën për zgjerimin e Leviathan, me qëllim sigurimin e furnizimeve me gaz natyror në tregun izraelit deri në vitin 2064.

Një marrëveshje që mbulon furnizimin me 60 miliardë metra kub gaz u nënshkrua midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 2019. Furnizimet me gaz për Egjiptin filluan menjëherë pasi fusha Leviathan u bë funksionale në vitin 2020.

Shumica e 11.33 miliardë metrave kub gaz natyror të prodhuar në fushën e gazit Leviathan vitin e kaluar u eksportuan në Egjipt dhe Jordani.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın