Bota

Izraeli deporton 171 aktivistë të tjerë të ndaluar, përfshirë Greta Thunberg

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme izraelite në platformën sociale amerikane X thuhet se 171 aktivistët e ndaluar nga Flotilja u dërguan në Greqi dhe Sllovaki

Mustafa Deveci  | 06.10.2025 - Përdıtësım : 06.10.2025
Izraeli deporton 171 aktivistë të tjerë të ndaluar, përfshirë Greta Thunberg

Ankara

Qeveria e Tel Avivit ka deportuar 171 aktivistë të tjerë nga Flotilja Globale "Sumud", e cila u sulmua nga ushtria izraelite ndërsa përpiqej të thyente bllokadën e paligjshme të Rripit të Gazës dhe të shpërndante ndihma humanitare, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme izraelite në platformën sociale amerikane X thuhet se 171 aktivistët e ndaluar nga Flotilja u dërguan në Greqi dhe Sllovaki.

Në mesin e të deportuarve është edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg. Në deklaratë përfshihen edhe foto të disa prej aktivistëve, përfshirë Thunberg, duke u deportuar në aeroport.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendje se Thunberg dhe aktivistët e tjerë në foto ishin të veshur me veshje me një ngjyrë.

- Flotilja Globale "Sumud"

Flotilja Globale "Sumud", e cila ishte në rrugë për të thyer bllokadën izraelite dhe për të shpërndarë ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.

Ushtria izraelite sulmoi flotiljen, duke kapur ilegalisht dhjetëra anije dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.

Flotilja Globale "Sumud" është flotilja më e madhe deri më tani e nisur në formë masive për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın