Bota

Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 10 palestinezë, përfshirë një foshnje

Një palestinez që qëndronte pranë kufomave tregoi me gisht foshnjën e pajetë në krahë dhe pyeti: "Cili është krimi i këtyre njerëzve, pse po vriten?"

Ekrem Biçeroğlu, Mohamed Majed  | 22.05.2024 - Përdıtësım : 23.05.2024
Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 10 palestinezë, përfshirë një foshnje

Gaza

Në sulmin ajror të ushtrisë izraelite në një shtëpi në qytetin Az-Zawayida në Deyr al-Belah në pjesën qendrore të Gazës humbën jetën 10 palestinezë, mes tyre një foshnje dhe dy fëmijë, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në vendbanimin Az-Zawayida të rrethuar me tenda që u përkiste palestinezëve të zhvendosur.

Në sulm u vranë 10 palestinezë, mes tyre një foshnje dhe dy fëmijë. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Dëshmorëve Aksa.

- "Cili është krimi i këtyre njerëzve, pse po vriten?"

Pas sulmit, mijëra palestinezë që jetonin në tenda përjetuan frikë dhe panik të madh. Mes kufomave të sjella në Spitalin e Dëshmorëve Aksa, tërhoqën vëmendjen trupat e dy fëmijëve të mbështjellë me batanije dhe të rreshtuar krah për krah në tokë.

Një palestinez që qëndronte pranë kufomave tregoi me gisht foshnjën e pajetë në krahë dhe pyeti: "Cili është krimi i këtyre njerëzve, pse po vriten?".

Palestinezët që erdhën në spital u përpoqën të preknin trupat e të afërmve të tyre.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza dje në një deklaratë njoftoi se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 35.647 palestinezë, përfshirë të paktën 15.103 fëmijë dhe 9.849 gra ndërsa 79.852 u plagosën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın