Bota

Izraeli bombardon një lokacion të Hamasit në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë goditën një pikë në Beit Lahiya, që i përkiste Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit

Gülşen Topçu  | 07.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Izraeli bombardon një lokacion të Hamasit në Gaza

Gaza

Ushtria izraelite bombardoi një pikë të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas në veri të Rripit të Gazës së bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë izraelitë goditën një pikë në Beit Lahiya, që i përkiste Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza për viktima të mundshme nga sulmi.

Ndërkaq, Korporata Izraelite e Transmetimit Publik (KAN) deklaroi se ushtria izraelite kishte në shënjestër disa pika në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın