Bota

Izraeli arreston një zyrtar të Vakëfit Islam të Kudsit

Shejh Najeh Bakirat, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Vakëfit Islam të Kudsit në Qytetin e Vjetër të Kudsit, u paraburgos në një burg izraelit, theksuan dëshmitarët

Mahmoud Mohamed Barakat  | 28.10.2020 - Përdıtësım : 28.10.2020
Izraeli arreston një zyrtar të Vakëfit Islam të Kudsit

Kuds

Policia izraelite arrestoi sot një zyrtar të Departamentit të Vakëfit Islam në Kudsin Lindor nën okupim, bëjnë të ditur dëshmitarët okularë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shejh Najeh Bakirat, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Vakëfit të Kudsit në Qytetin e Vjetër të Kudsit, u paraburgos në një burg izraelit, theksuan dëshmitarët.

Asnjë informacion ende nuk është në dispozicion në lidhje me arsyen e arrestimit ndërsa policia izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın