Bota

Izraeli arreston familjen tre anëtarëshe palestineze

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar një familje tre anëtarëshe palestineze në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor të pushtuar

Qays Abu Samra, Zeynep Tüfekçi  | 20.09.2018 - Përdıtësım : 20.09.2018
Izraeli arreston familjen tre anëtarëshe palestineze

El-Halil

EL-HALIL (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar një familje tre anëtarëshe palestineze në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga dëshmitarët e rastit, ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në qytetin El-Halil dhe kanë arrestuar palestinezin Xhemal Kerame, bashkëshorten e tij Hena dhe të birin Xhemil.

Dëshmitarët po ashtu thonë se ushtarët kanë bastisur shtëpinë e palestinezit dhe se kanë demoluar pajisjet shtëpiake të familjes palestineze.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave nga burimet zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Izraeli zbaton praktikën e ashtuquajtur "burgim administrativ", përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.

Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın