Bota

Izraeli arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka arrestuar 20 palestinezë në bastisjet në qytete dhe vendbanime të ndryshme të Bregut Perëndimor

Qais Omar Darwesh Omar, Mehmet Nuri Uçar, Zerrar Cengiz  | 27.06.2022 - Përdıtësım : 27.06.2022
Izraeli arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë dhe plagosën një person me plumba të vërtetë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë bastisën shtëpitë e palestinezëve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor në mëngjes.

Në një deklaratë me shkrim nga Qendra e Informacionit për të Burgosurit Palestinezë thuhet se ushtria izraelite ka arrestuar 20 palestinezë në bastisjet në qytete dhe vendbanime të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, një palestinez është plagosur me plumba të vërtetë në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor. Ndërsa nuk janë dhënë informacione për gjendjen e të plagosurit.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendra të paraburgimit për ditë të tëra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın