Bota

Izrael, përshpejtohen punimet në objektin për të cilin pretendohet se përdoret për programin e armëve bërthamore

Në imazhet të cilat thuhet se janë regjistruar në korrik, vërehen gërmime që shtrihen nën tokë në formë shtresash në qendrën e kërkimit bërthamor pranë qytetit Dimona

Emirhan Demir  | 03.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Izrael, përshpejtohen punimet në objektin për të cilin pretendohet se përdoret për programin e armëve bërthamore

Ankara

DUBAI (AA) - Imazhet satelitore që i përkasin qendrës kërkimore të vendosur pranë qytetit Dimona në shkretëtirën jugore Negev të Izraelit kanë treguar se ndërtimi po përshpejtohet në objektin për të cilin pretendohet se përdoret për programin e armëve bërthamore të vendit, transmeton Anadolu.

Imazhet satelitore të ofruara nga kompania PBC Planet Labs me bazë në SHBA dhe të analizuara nga Associated Press (AP) kanë zbuluar në objektin në fjalë disa detaje rreth punimeve ndërtuese të filluara në vitin 2019 të Izraelit i cili ndodhet në mesin e vendeve që posedojnë armë bërthamore.

Në imazhet të cilat thuhet se janë regjistruar në korrik, vërehen gërmime që shtrihen nën tokë në formë shtresash në qendrën e kërkimit bërthamor pranë qytetit Dimona si dhe intensifikime të punimeve ndërtuese përreth tij.

Ekspertët që kanë shqyrtuar imazhet edhe pse besojnë se punimet ndërtuese janë pjesë e programit bërthamor të Izraelit, ata kanë mendime të ndryshme për çështjen e llojit të strukturës që po ndërtohet.

Një pjesë e ekspertëve theksojnë se struktura e ndërtuar duke pasur parasysh vendndodhjen, madhësinë dhe strukturën shumëkatëshe, mund të jetë një reaktor i ri me ujë të rëndë i aftë të prodhojë materiale të përdorura në prodhimin e armëve bërthamore.

Ndërsa disa ekspertë të tjerë kanë vënë në dukje se kjo strukturë pasi të përfundojë, mund të jetë vendi i një objekti të ri që do të përdoret për bashkimin (montimin) e komponentëve të armëve bërthamore.

Programi bërthamor i Izraelit ka qenë objekt debati që kur Mordechai Vanunu, një teknik që punonte në objektin pranë Dimonës, ia ekspozoi atë gazetës "The Sunday Times" në vitin 1986, duke ofruar prova fotografike dhe dëshmi të hollësishme.

Izraeli, i cili as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar posedimin e armëve bërthamore, nisi sulme në qershor ndaj objekteve bërthamore në disa qytete iraniane, duke e akuzuar Teheranin për prodhimin e armëve bërthamore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın