Bota

Izrael, protesta në kryeqytet në mbështetje të organizatës terroriste YPG/PKK

Një grup në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, kanë organizuar një protestë në mbështetje të organizatës terroriste YPG/PKK

Mustafa Deveci, Esat Fırat  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Izrael, protesta në kryeqytet në mbështetje të organizatës terroriste YPG/PKK ( Faiz Abu Rmeleh - Anadolu Agency )

Tel Aviv

Një grup në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, kanë organizuar një protestë në mbështetje të organizatës terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i mbledhur para Ambasadës së Turqisë në Tel Aviv protestoi kundër operacionit "Burimi i Paqes", të cilin Turqia e filloi javën e kaluar për të parandaluar korridorin terrorist në kufirin e saj jugor dhe për të garantuar paqen në rajon.

Grupi mbante lecka me simbolet e organizatës terroriste YPG/PKK dhe hapi pankarta të ndryshme kundër Turqisë, duke thirrur po ashtu slogane kundër presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Grupi, i cili brohoriti slogane edhe kundër presidentit amerikan Donald Trump, u shpërnda pas një prononcimi për mediat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın