Izrael, nga 20 maji nuk do të kërkohet testi i COVID-19 për hyrje në vend
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz njoftoi se duke filluar nga 20 maji do të përfundojë obligueshmëria e posedimit të testit të COVID-19, i cili është i detyrueshëm për pasagjerët për hyrjen në vend

Kuds
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se do të hiqet testi i kërkuar për COVID-19 për hyrje në vend dhe mbajtja e maskës në fluturimet ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz njoftoi se nga 20 maji do të përfundojë obligueshmëria e posedimit të testit të COVID-19, i cili është i detyrueshëm për pasagjerët për hyrjen në vend.
Horowitz gjithashtu deklaroi se duke filluar nga 23 maji do të hiqet detyrimi për të mbajtur maska në fluturimet ndërkombëtare.
Izraeli hoqi detyrimin për të mbajtur maska në prill, përveç vendeve të tilla si spitalet, aeroplanët dhe shtëpitë e pleqve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.