Bota

Izrael, hiqen flamujt e EBA-së dhe Bahreinit dhe vendoset flamuri i Palestinës

Aktivistët izraelitë mbrëmë vonë hoqën flamujt e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit nga një urë në Netanya dhe në vend të tyre vendosën flamurin palestinez

Mustafa Deveci  | 16.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
Izrael, hiqen flamujt e EBA-së dhe Bahreinit dhe vendoset flamuri i Palestinës

Kuds

Në qytetin verior izraelit Netanya janë hequr flamujt e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit dhe në vend të tyre janë vendosur flamujt palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet izraelite dje në Washington nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me EBA-në dhe Bahrein dhe me këtë rast flamujt kombëtarë të të dyja vendeve të Gjirit u ngritën në urën në qendër të qytetit Netanya.

Aktivistët izraelitë hoqën dy flamujt mbrëmjen e kaluar dhe vendosën ata palestinezë në vendin e tyre.

Aktivistët filmuan aktin dhe pamjet ua përcollën mediave.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın