Izrael, 2 të vrarë dhe mbi 450 të plagosur nga sulmet iraniane
Radioja e Ushtrisë raportoi se 86 persona mbeten të hospitalizuar, përfshirë një në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali
Kuds
Izraeli ka njoftuar se dy persona janë vrarë dhe 456 të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane që nga e shtuna, transmeton Anadolu.
Radioja e Ushtrisë raportoi se 86 persona mbeten të hospitalizuar, përfshirë një në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali.
Një gazetar i Anadolu-t tha se një raketë goditi Tel Avivin qendror sot herët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Gazetarë izraelitë shpërndanë video në rrjetet sociale që tregonin dëmet në zonën ku ra raketa, përfshirë zjarre të mëdha dhe dhjetëra makina të përfshira nga flakët.
Kjo ndodhi ndërkohë që autoritetet izraelite kanë vendosur një bllokadë të rreptë mediatike mbi rezultatet e sulmeve hakmarrëse iraniane ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite ka paralajmëruar publikun që të mos publikojë video të viktimave apo të zbulojë vendndodhjet e objekteve të goditura.
Dje, SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm ndaj Iranit, ndërsa Teherani reagoi me sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë.
Disa zyrtarë të lartë iranianë janë vrarë në sulmet amerikane dhe izraelite, përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
