Bota

Italia kërkon sqarime nga Izraeli i cili hapi zjarr ndaj diplomatëve

"Ne kërkojmë sqarime të menjëhershme nga qeveria izraelite për atë që ka ndodhur. Kërcënimet ndaj diplomatëve janë të papranueshme", tha zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Tajani

Barış Seçkin  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Italia kërkon sqarime nga Izraeli i cili hapi zjarr ndaj diplomatëve

Romë

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani reagoi ndaj hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite ndaj një delegacioni diplomatësh pranë kampit të refugjatëve në Jenin, duke i bërë thirrje Izraelit të sqarojë incidentin, transmeton Anadolu.

Italia ka reaguar ndaj lajmit se ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një delegacioni diplomatësh që po vizitonte qytetin Jenin sot.

Ministri Tajani në një postim në llogarinë e tij në platformën X tha: "Sapo fola me Alessandro Tutino-n, zëvendës konsullin e Italisë në Kuds, i cili ishte midis diplomatëve që dyshohet se u sulmuan me armë pranë kampit të refugjatëve në Jenin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ne kërkojmë që qeveria izraelite të sqarojë menjëherë se çfarë ka ndodhur. Kërcënimet ndaj diplomatëve janë të papranueshme".

Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një delegacioni prej 35 diplomatësh që po shkonin sot në kampin e refugjatëve në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın