Bota

Italia feston Ditën e Republikës me ceremoni mbarëkombëtare

Dita e Republikës përkujton referendumin e vitit 1946 në të cilin italianët votuan për të shfuqizuar monarkinë dhe për të krijuar një republikë pas rënies së fashizmit dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Dzihat Aliju  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 03.06.2025
Italia feston Ditën e Republikës me ceremoni mbarëkombëtare Foto: Barış Seçkin/AA

Shkup

Italia shënon 79-vjetorin e tranzicionit të saj nga monarkia në republikë me festime mbarëkombëtare të 2 qershorit, Ditës së Republikës, raporton Anadolu.

Si pjesë e ceremonive zyrtare në kryeqytetin Romë, ekipi akrobatik i Forcave Ajrore Italiane, "Frecce Tricolori", kreu një fluturim mbi Monumentin Vittorio Emanuele II, duke lënë pas gjurmë të gjelbra, të bardha dhe të kuqe - ngjyrat e flamurit italian - në qiellin e "Qytetit të Përjetshëm".

Dita e Republikës përkujton referendumin e vitit 1946 në të cilin italianët votuan për të shfuqizuar monarkinë dhe për të krijuar një republikë pas rënies së fashizmit dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın