Italia e cilëson “të papranueshëm” ndalimin e hyrjes për kardinalin në një kishë në Kuds
"Për herë të parë, policia izraelite u ka mohuar liderëve të Kishës Katolike mundësinë për të kremtuar meshën e së Dielës së Palmave në një nga vendet më të shenjta për miliona besimtarë në mbarë botën”, theksoi kryediplomati italian
Stamboll
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, e ka cilësuar si “të papranueshëm” ndalimin e hyrjes për Patriarkun Latin të Kudsit, kardinalin Pierbattista Pizzaballa, në një kishë në Kuds, transmeton Anadolu.
“Është e papranueshme që ata u penguan të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë në Kuds”, shkroi Tajani në rrjetin social amerikan X.
“Për herë të parë, policia izraelite u ka mohuar liderëve të Kishës Katolike mundësinë për të kremtuar meshën e së Dielës së Palmave në një nga vendet më të shenjta për miliona besimtarë në mbarë botën”, theksoi kryediplomati italian.
Lidhur me këtë veprim, ai tha se ambasadorit izraelit i është kërkuar të përcjellë protestën e Romës në Tel Aviv.
Tajani riafirmoi angazhimin e Italisë për “mbrojtjen e lirisë së fesë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
