Bota

Itali, humb jetën në një aksident me varkë shtetasi izraelit i cili punonte për Mossad-in

Izraeli pranoi se shtetasi i tij, Shimoni Erez i cili humbi jetën në një aksident me varkë në liqenin Maggiore në veri të Italisë, punonte për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad

Enes Canlı  | 31.05.2023 - Përdıtësım : 01.06.2023
Itali, humb jetën në një aksident me varkë shtetasi izraelit i cili punonte për Mossad-in

Kuds

Izraeli pranoi se shtetasi i tij, Shimoni Erez i cili humbi jetën në një aksident me varkë në liqenin Maggiore në veri të Italisë, punonte për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite në emër të Mossad-it, thuhet se shtetasi izraelit që humbi jetën në një aksident me varkë në Itali ishte anëtar në pension i Mossad-it.

Thuhet se Mossad humbi "një koleg të vendosur dhe profesionist që punoi për sigurinë e Izraelit pas pensionimit të tij". Në deklaratë thuhet se trupi i shtetasit izraelit është sjellë në vend dhe se nuk mund të jepen detaje të tjera pasi ai shërbente në Mossad.

Në lajmet e para për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 28 majit në liqenin Maggiore në veri të Italisë, thuhet se një varkë argëtimi është përmbytur për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ndonëse pretendohej se të ndjerit ishin turistë që ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen, lajmi në median italiane me titullin "Aksidenti me varkë i 007" zbuloi se në varkë ndodheshin oficerë të inteligjencës italiane dhe izraelite.

Mes atyre që humbën jetën, Claudio Alonzi, 62-vjeçar dhe Tiziana Barnobi, 53-vjeçare, ishin anëtarë të Agjencisë Italiane të Informacionit dhe Sigurisë së Jashtme (AISE) ndërsa Shimoni Erez nga Izraeli ishte roje sigurie 53-vjeçar në pension.

Mësohet se personi tjetër që humbi jetën në fatkeqësinë e varkës ishte bashkëshortja e kapitenit të varkës dhe shtetasja ruse 50-vjeçare Anna Bozhkova, e cila ka leje qëndrimi në Itali.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın