Islandë, ujëvara e mrekullueshme Skogafoss magjeps vizitorët
E vendosur pranë fshatit Skogar, ujëvara përveç bukurisë natyrore, është e njohur edhe me paraqitjen e saj në filma dhe seriale televizive të njohura si "Game of Thrones" dhe "The Secret Life of Walter Mitty"

Shkup
Islanda është shtëpia e disa prej ujëvarave më madhështore në botë për sa i përket veçorive të saj gjeografike, raporton Anadolu.
Skogafoss është ndër ujëvarat madhështore në Islandë, ku ka afërsisht 10 mijë ujëvara të mëdha dhe të vogla.
E vendosur në lumin Skoga në Islandën Jugore, Skogafoss i bën përshtypje vizitorëve me lartësinë prej 60 metrash dhe gjerësinë prej 25 metrash.
Emri i ujëvarës rrjedh nga fjala e vjetër norvegjeze "skog", duke iu referuar bimësisë së gjelbër që dikur mbulonte zonën. "Skogafoss" ushqehet nga lumi Skoga, i cili buron nga akullnaja Eyjafjallajokull.
E vendosur pranë fshatit Skogar, ujëvara përveç bukurisë natyrore, është e njohur edhe me paraqitjen e saj në filma dhe seriale televizive të njohura si "Game of Thrones" dhe "The Secret Life of Walter Mitty".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.