Bota

Ishujt Big Brother në Detin e Kuq mirëpresin entuziastët e zhytjes

- Përderisa eksplorojnë strukturat madhështore nënujore, zhytësit kanë mundësinë të vëzhgojnë nga afër si strukturën historike ashtu edhe ekosistemin unik të rajonit.

Dzihat Aliju  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Ishujt Big Brother në Detin e Kuq mirëpresin entuziastët e zhytjes Foto: Tahsin Ceylan / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Të gjendura në rrugën jugore të Detit të Kuq, Ishujt Big Brother vazhdojnë të mirëpresin entuziastët e zhytjes nga e gjithë bota me rrymat e tyre të forta dhe jetën e pasur detare, raporton Anadolu.

Rajoni dallohet jo vetëm për biodiversitetin e tij, por edhe për historinë që fsheh nën ujë.

Ndër vendet që tërheq më së shumti vëmendje për zhytje në ishuj janë rrënojat e anijes Numidia, afërsisht 138 metra e gjatë, e cila transportonte furnizime për fenerin e ndërtuar nga britanikët në vitin 1901, si dhe Aida II, e cila dihet se është fundosur për shkak të kushteve të motit me stuhi.

Anijet e mbytura, të mbuluara me korale gjatë viteve, janë gjithashtu të njohura për faktin se janë shndërruar në një shkëmb nënujor natyror që është shtëpia e shumë krijesave detare.

Përderisa eksplorojnë këto struktura madhështore nënujore, zhytësit kanë mundësinë të vëzhgojnë nga afër si strukturën historike ashtu edhe ekosistemin unik të rajonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.