Politikë, Bota

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burgim

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi sot ish-zonjën e parë Kim Keon Hee me 20 muaj burg për një rast korrupsioni, pasi e gjeti atë fajtore për pranimin e dhuratave luksoze nga Kisha e Unifikimit

Islam Uddin  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burgim

Stamboll

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi sot ish-zonjën e parë Kim Keon Hee me 20 muaj burg për një rast korrupsioni, pasi e gjeti atë fajtore për pranimin e dhuratave luksoze nga Kisha e Unifikimit, transmeton Anadolu.

Sipas raportimit nga "Yonhap news", vendimin e njoftoi Gjykata e Qarkut Qendror e Seulit. Megjithatë, ajo e liroi atë nga akuzat për përfshirje në një skemë manipulimi të aksioneve dhe për shkelje të Aktit të Fondeve Politike.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për Kim.

Muajin e kaluar, Kim u padit për akuzat e pranimit të dhuratave luksoze nga figura biznesi në këmbim të posteve qeveritare dhe emërimeve politike.

Prokurorët pretenduan se ajo mori dhurata me vlerë rreth 370 milionë won (258 mijë dollarë), përfshirë një pikturë të shtrenjtë, për të mbështetur një kandidat që kërkonte emërimin e Partisë së Pushtetit Popullor në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Burri i Kim dhe presidenti i rrëzuar Yoon Suk Yeol u dënuan në fillim të këtij muaji me 5 vjet burg me akuzat për pengimin e përpjekjeve të hetuesve për ta ndaluar atë vitin e kaluar, përfshirë edhe urdhërimin e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale për të bllokuar ekzekutimin e një urdhër-arresti në rezidencën zyrtare presidenciale.

Vendimi shënoi dënimin e parë midis tetë çështjeve për të cilat Yoon po gjykohet, përfshirë akuzat se ai udhëhoqi një kryengritje përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor 2024.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın