Bota

Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Habibie, i cili po trajtohej në spital që nga 1 shtatori, ishte presidenti i tretë i Indonezisë, ndërsa shërbeu nga muaji maj i vitit 1998 deri në muajin tetor të vitit 1999, pasi paraardhësi i tij Soeharto dha dorëheqje

Dandy Koswaraputra   | 11.09.2019
Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Xhakartë

Ish-presidenti indonezian, Bacharuddin Jusuf Habibie, ka ndërruar jetë në një spital në kryeqytetin Xhakarta në moshën 83-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inxhinieri aeronautik Habibie, i cili po trajtohej në spital që nga 1 shtatori, ishte presidenti i tretë i Indonezisë, ndërsa shërbeu nga muaji maj i vitit 1998 deri në muajin tetor të vitit 1999, pasi paraardhësi i tij Soeharto dha dorëheqje.

Ai mbahet mend për shkak se drejtoi ekonominë kombëtare gjatë krizave financiare aziatike.

Ishte në detyrë për më pak se dy vite, por njihet për stabilizimin e monedhës së vendit dhe udhëzimin e një referendumi në Timorin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın