Ish-kryeministri i Koresë së Jugut dënohet me 23 vjet burg lidhur me rastin e vendosjes së gjendjes ushtarake
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit dha dënimin në vendimin e parë për ish-kryeministrin, Han Duck-soo, duke konfirmuar se shpallja e gjendjes ushtarake më 3 dhjetor 2024 përbënte një kryengritje
Stamboll
Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të mërkurën ish-kryeministrin, Han Duck-soo, me 23 vjet burg për rolin e tij në një përpjekje të dështuar për të vendosur gjendjen ushtarake gjatë administratës së Presidentit të rrëzuar, Yoon Suk Yeol, transmeton Anadolu.
Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit dha dënimin në vendimin e parë duke konfirmuar se shpallja e gjendjes ushtarake më 3 dhjetor 2024 përbënte një kryengritje, sipas Yonhap News.
Han, 76-vjeç, shërbeu si kryeministër i Koresë së Jugut nën presidencën Yoon, i cili u rrëzua nga detyra vitin e kaluar për përpjekjen për të vendosur gjendjen ushtarake.
Ky vendim shënon herën e parë që një anëtar i Kabinetit të Yoon është dënuar për përpjekjen për gjendjen ushtarake, e cila u ndërpre nga ligjvënësit që nxituan në parlament dhe miratuan një mocion kundër deklaratës së presidentit të rrëzuar.
Javën e kaluar Yoon u dënua gjithashtu me pesë vjet burg me akuzat se pengoi përpjekjen e hetuesve për ta arrestuar atë vitin e kaluar.
Një prokuror special, që heton çështjen e gjendjes ushtarake, ka kërkuar dënimin me vdekje për Yoon për akuzat e kryengritjes. Një gjykatë do të vendosë për këtë çështje më 19 shkurt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
