Politikë, Bota

Ish-kryeministri grek: Përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 në Turqi pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke

"Përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi, e orkestruar nga organizata terroriste FETO, pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke", argumentoi ish-kryeministri grek, Tsipras

Ahmet Gençtürk  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Ish-kryeministri grek: Përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 në Turqi pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke

Athinë

Përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi, e orkestruar nga organizata terroriste FETO, pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke, argumentoi ish-kryeministri grek Alexis Tsipras në kujtimet e tij të sapobotuara, Ithaki, transmeton Anadolu.

Libri, një rrëfim i katër viteve të tij në detyrë nga viti 2015 deri në vitin 2019, përfshin një kapitull mbi çështjet e jashtme të Greqisë. Tsipras pohon se një axhendë pozitive dominoi marrëdhëniet me Turqinë para grushtit të shtetit.

Tsipras tha se ai e vizitoi Turqinë tre herë në shtatë muajt para grushtit të shtetit. "Sipas mendimit tim, nëse grushti i shtetit nuk do të ndërhynte, takimi i 4-t i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë (YDIK) i mbajtur në Izmir në mars 2016 mund të kishte qenë një pikë kthese e rëndësishme në marrëdhëniet turko-greke", tha ai.

Ish-kryeministri grek kujton se ishte në pushime kur u informua për grushtin e shtetit. "Unë isha një nga udhëheqësit e parë botërorë që i telefonova presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe i shpreha mbështetjen time kundër grushtit të shtetit", tha Tsipras.

Lidhur me rrëmbimin e një helikopteri ushtarak turk nga tetë anëtarë të FETO-s në qytetin portual verior të Greqisë, Aleksandropolis, më 16 korrik 2016, ai pretendon se Greqia ishte e detyruar nga e drejta ndërkombëtare t'u jepte azil anëtarëve të arratisur të FETO-s.

Duke rrëfyer telefonatën e tij me Erdoganin, gjatë së cilës presidenti turk kërkoi ekstradimin e tyre, Tsipras tha: "I thashë se komplotistët e grushtit të shtetit nuk janë të mirëpritur në Greqi, por gjyqësori grek do të marrë vendimin përfundimtar për rastin e tyre".

"Çështja e tetë të arratisurve mbeti burim i vazhdueshëm tensioni në marrëdhëniet turko-greke për të paktën dy vjet", theksoi Tsipras.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.