Bota

Ish-kryeministri francez Lionel Jospin ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Udhëheqësi socialist shërbeu si kryeministër në një qeveri koalicioni të krahut të majtë nga viti 1997 deri në vitin 2002

İlayda Çakırtekin  | 23.03.2026 - Përdıtësım : 23.03.2026
Ish-kryeministri francez Lionel Jospin ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Stamboll

Ish-kryeministri i Francës, Lionel Jospin ndërroi sot jetë në moshën 88-vjeçare, transmeton Anadolu.

Siç raporton "Le Figaro", udhëheqësi socialist shërbeu si kryeministër në një qeveri koalicioni të krahut të majtë nga viti 1997 deri në vitin 2002.

Jospin ishte gjithashtu dy herë kandidat socialist në zgjedhjet presidenciale.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, i konsideruar si arkitekti i "të majtës pluraliste", ai zbatoi reforma duke përfshirë javën e punës 35-orëshe, mandatin presidencial pesëvjeçar, ligjin për barazinë gjinore në politikë dhe PACS (pakti i solidaritetit civil).

Ai u tërhoq nga jeta politike pasi u eliminua në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.