Bota

Ish-kryeministri danez kritikon Trumpin lidhur me shpenzimet e mbrojtjes

"Ne kemi pasur (proporcionalisht) po atë numër viktimash në Afganistan si SHBA-të. Ne gjithmonë jemi të vendosur dhe të gatshëm", tha ish-kryeministri danez, Rasmussen

Ekip  | 22.08.2019 - Përdıtësım : 22.08.2019
Ish-kryeministri danez kritikon Trumpin lidhur me shpenzimet e mbrojtjes

Kopenhagë

Ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Loekke Rasmussen ka reaguar ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump lidhur me postimin në Twitter për shpenzimet ushtarake, duke thënë se gatishmëria për mbrojtje nuk ka të bëjë vetëm me shumën e parave të shpenzuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rasmussen, i cili udhëhoqi vendin deri në qershor sot reagoi ndaj Trumpit përmes Twitterit: "Ne kemi pasur (proporcionalisht) po atë numër viktimash në Afganistan si SHBA-të. Ne gjithmonë jemi të vendosur dhe të gatshëm", tha ai.

Trump, i cili u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s të bëjnë më shumë për të përmbushur qëllimet e detyrimeve të Aleancës prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje, më herët në Twitter ka cekur se "Danimarka kontribon me vetëm 1.35 për qind".

Komenti i Rasmussenit është i fundit të një grindjeje të përshkallëzuar midis SHBA-së dhe Danimarkës pasi Trump anuloi vizitën e tij duke thënë se kryeministrja aktuale Mette Frederiksen bëri një deklaratë "të keqe" kur ajo hodhi poshtë idenë e tij për të blerë Grenlandën si një absurditet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın