Bota

Ish-kryediplomatja gjermane, Baerbock zgjidhet presidente e AP të OKB-së

Baerbock u zgjodh presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së me votim të fshehtë me kërkesë të Rusisë, duke marrë 167 nga 188 vota

Islam Doğru  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Ish-kryediplomatja gjermane, Baerbock zgjidhet presidente e AP të OKB-së

New York

Ish-ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, është zgjedhur presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Në një votim të mbajtur në AP të OKB-së, Baerbock u bë presidente e AP të OKB-së për mandatin 2025-2026.

Baerbock u zgjodh presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së me votim të fshehtë me kërkesë të Rusisë, duke marrë 167 nga 188 vota.

Rusia ishte midis vendeve që kundërshtuan kandidaturën e Baerbock ndërsa 14 vende abstenuan.

Baerbock, 44-vjeçe e cila ka shërbyer si ministre e Jashtme e Gjermanisë midis dhjetorit 2021 dhe majit 2025, do të marrë presidencën më 9 shtator, përpara takimeve të AP të OKB-së që do të mbahen në shtator.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.