Ish-kreu i këshillit të sigurisë së Ukrainës, Andriy Parubiy, qëllohet për vdekje në Lviv
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se të gjitha burimet dhe personeli i nevojshëm janë mobilizuar për hetimin.
Moskë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi sot se ish-kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Andriy Parubiy, u qëllua për vdekje në Lviv, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Telegram, Zelenskyy tha se lajmi iu raportua nga ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe Prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravchenko.
Sipas Zelenskyyt, zyrtarët e zbatimit të ligjit i kanë treguar vetëm “detajet fillestare rreth vrasjes së tmerrshme në Lviv”.
“Andriy Parubiy ndërroi jetë. Ngushëllimet e mia shkojnë për të dashurit dhe të afërmit e tij të ngushtë. Të gjitha burimet dhe personeli i nevojshëm janë mobilizuar për hetimin dhe kërkimin e vrasësit”, tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
