Bota

Irlanda e Veriut, arrestohen dy persona për vrasjen e gazetares

"Meshkuj të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar në pajtim me ligjin antiterrorist", bënë të ditur të shtunën nga policia

Ekip  | 20.04.2019 - Përdıtësım : 21.04.2019
Irlanda e Veriut, arrestohen dy persona për vrasjen e gazetares

Londër

Policia e Irlandës së Veriut njoftoi se ka arrestuar dy adoleshentë lidhur me të shtënat ku humbi jetën një gazetare gjatë trazirave në qytetin Londonderry, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Meshkuj të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar në pajtim me ligjin antiterrorist", bënë të ditur të shtunën nga policia.

Lyra McKee, (29), gazetare hulumtuese, u qëllua për vdekje me siguri nga plumba të rastit gjatë trazirave të së enjtes mbrëma. Policia njoftoi se një grup disidentësh nga IRA e Re me siguri janë përgjegjës për vrasjen, të cilën e quajti "akt terrorist".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın