IRGC-ja e Iranit kërcënon me intensifikimin e sulmeve nëse sulmet izraelite vazhdojnë
IRGC-ja konfirmoi se shtatë nga komandantët e saj janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja.

Stamboll
Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) e Iranit është zotuar se do të intensifikojë sulmet kundër Tel Avivit nëse sulmet ajrore izraelite vazhdojnë, transmeton Anadolu.
IRGC tha se nisi një sulm në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa kundër një avioni luftarak izraelit, impianteve të prodhimit të karburantit dhe qendrave të furnizimit me energji në përgjigje të sulmeve izraelite.
Forca elitare konfirmoi se shtatë nga komandantët e saj janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.