Bota

Irani thërret të dërguarin gjerman për kritikat mbi ekzekutimin

Siç raportoi IRNA, zyrtari iranian tha se ambasada gjermane në Teheran duhet "të njohë kufijtë e detyrave të saj diplomatike dhe të mos i kalojë ato"

Ekip  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 15.09.2020
Irani thërret të dërguarin gjerman për kritikat mbi ekzekutimin Foto: AA/Arhiv

Teheran

Irani ka thirrur të dërguarin gjerman, Hans-Udo Muzel, për kritikat e ambasadës së tij mbi ekzekutimin e fundit të mundësit Navid Afkari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, i cili theksoi se komentet ishin "ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit". 

Siç raportoi IRNA, zyrtari iranian tha se ambasada gjermane në Teheran duhet "të njohë kufijtë e detyrave të saj diplomatike dhe të mos i kalojë ato". 

Dje në llogarinë e saj në twitter, ambasada gjermane tha se ishte "tronditur thellë" nga ekzekutimi dhe se "nuk është e pranueshme që të drejtat themelore ligjore të injorohen për të heshtur zërat kundërshtues". 

Irani ekzekutoi 27-vjeçarin Afkari të shtunën në qytetin jugor Shiraz, pavarësisht protestës globale. 

Në vitin 2018, Afkari mori pjesë në protesta për vështirësitë ekonomike dhe shtypjen politike. Ai u dënua me vdekje për vrasjen e një roje të sigurisë gjatë trazirave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın