Bota

Irani thirrje SHBA-ve të "braktisin politikat luftënxitëse"

"Amerika duhet të kuptojë se armiqësia dhe luftënxitja nuk funksionojnë në favor të tyre. Të dyja duhet të braktisen", transmetoi agjencia e lajmeve IRNA duke cituar Rouhanin

Ekip  | 11.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
Irani thirrje SHBA-ve të "braktisin politikat luftënxitëse"

Teheran

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, u ka bërë thirrje SHBA-ve të "lënë mënjanë politikat luftënxitëse", transmeton Anadolu Agency (AA).

"Amerika duhet të kuptojë se armiqësia dhe luftënxitja nuk funksionojnë në favor të tyre. Të dyja duhet të braktisen", transmetoi agjencia e lajmeve IRNA duke cituar Rouhanin.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkarkoi këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Ndërkohë duke komentuar shkarkimin e Boltonit, drejtori i zyrës së presidentit iranian tha se, "Largimi i këshilltarit të SHBA-ve për Sigurinë Kombëtare John Bolton të martën nga Shtëpia e Bardhë ishte një shenjë e qartë se fushata e sanksioneve në Washington ndaj Teheranit është duke dështuar”.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u përshkallëzuan pasi dy cisterna nafte u sulmuan në ngushticën e Hormuzit në qershor. Washingtoni e mbajti Teheranin përgjegjës për sulmet, një akuzë e mohuar nga Irani.

Javën e kaluar, Rouhani tha se Irani së shpejti do të ndërmarrë hapin e tretë në uljen e angazhimeve të tij ndaj marrëveshjes bërthamore në përgjigje të vendeve evropiane që nuk përmbushin angazhimet e tyre.

Marrëveshja bërthamore e Iranit, e njohur ndryshe si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në vitin 2015 midis Iranit dhe Rusisë, Kinës, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, si dhe Gjermanisë.

Megjithatë, vitin e kaluar Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe shtoi presionin ndaj Teheranit duke ri-imponuar sanksione që synonin sektorin e energjisë dhe bankave të vendit.

Irani tani insiston se Evropa duhet t’i sigurojë një mbështetje ekonomike shtesë nëse duan të shpëtojnë marrëveshjen, pasi SHBA u tërhoq në muajin maj të vitit 2018 dhe imponoi sanksione mbi Teheranin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın