Bota

Irani thërret Këshillin e Sigurimit të OKB-së në takim të jashtëzakonshëm pas sulmit të Izraelit

- Irani ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me sulmet e Izraelit.

Enes Canlı  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 14.06.2025
Irani thërret Këshillin e Sigurimit të OKB-së në takim të jashtëzakonshëm pas sulmit të Izraelit

Kuds

KUDS (AA) - Irani ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB në një letër urgjente drejtuar KS-OKB-së dënoi "sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe vrasjet e zyrtarëve ushtarakë".

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka kërkuar takim urgjent të KS-OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për këto sulme.

Kabineti i sigurisë izraelite u mblodh mbrëmë dhe në mëngjes ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se kishin nisur sulm gjithëpërfshirës ndaj Iranit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın