Bota

Irani, Rusia dhe Kina nesër fillojnë stërvitjen e përbashkët detare

Kundëradmirali Mostaafa Tajeddini tha se stërvitja synon të forcojë sigurinë e tregtisë ndërkombëtare detare, të luftojë terrorizmin detar dhe piratët, të shkëmbejë informacion në zonat e kërkim-shpëtimit, dhe të ndarë përvojën në operacionet taktike

Ahmet Dursun  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Irani, Rusia dhe Kina nesër fillojnë stërvitjen e përbashkët detare

Ankara

Marina iraniane, ruse dhe kineze nesër do të fillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të televizionit shtetëror iranian, kundëradmirali Mostaafa Tajeddini tha se stërvitja e Brezit të Sigurisë Detare 2022 do të zhvillohet në një zonë prej 17 mijë kilometrash në pjesët veriore të Oqeanit Indian.

Tajeddini tha se stërvitja synon të forcojë sigurinë e tregtisë ndërkombëtare detare, të luftojë terrorizmin detar dhe piratët, të shkëmbejë informacion në zonat e kërkim-shpëtimit, si dhe të ndarë përvojën në operacionet taktike.

Kjo është stërvitja e tretë ushtarake që nga stërvitja e parë e Brezit të Sigurisë Detare në dhjetor të vitit 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın