Bota

Irani paralajmëron SHBA-në kundër përshkallëzimit ushtarak, kujton koston e luftërave të kaluara

"Irani është i gatshëm për dialog të bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse detyrohet, do të mbrohet dhe do të përgjigjet si kurrë më parë", tha Misioni i Iranit në OKB

Diyar Güldoğan  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Irani paralajmëron SHBA-në kundër përshkallëzimit ushtarak, kujton koston e luftërave të kaluara

Washington

Misioni i Iranit në OKB theksoi sot gatishmërinë e Teheranit për t'u angazhuar në dialog me SHBA-në, duke paralajmëruar se presioni ushtarak do të shkaktonte një përgjigje të fuqishme, transmeton Anadolu.

"Herën e fundit kur SHBA-ja u fut gabimisht në luftëra në Afganistan dhe Irak, ajo shpërdoroi mbi 7 trilionë dollarë dhe humbi më shumë se 7.000 jetë amerikane", thuhet në një postim në platformën sociale amerikane X.

"Irani është i gatshëm për dialog të bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse detyrohet, do të mbrohet dhe do të përgjigjet si kurrë më parë", shtohet më tej.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përsëriti sot se një "armadë masive" është nisur drejt Iranit, duke shprehur shpresën se Teherani do të "ulet në tryezë" dhe do të negociojë me Washingtonin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın