Irani për më shumë se 60 orë mbetet me internet të bllokuar
Grupi i monitorimit NetBlocks njoftoi se të dhënat e telemetrisë tregojnë se kufizimi mbarëkombëtar i internetit “vazhdon të mbetet në fuqi”
Stamboll
Irani tashmë për më shumë se 60 orë mbetet me ndërprerje të internetit, transmeton Anadolu.
Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks me bazë në Londër njoftoi se të dhënat e telemetrisë tregojnë se kufizimi mbarëkombëtar i internetit “vazhdon të mbetet në fuqi”.
Grupi gjithashtu tha se niveli i lidhjes kombëtare vazhdon të mbetet rreth 1 për qind e niveleve të zakonshme.
Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjerë të vendit.
Nuk ka vlerësime zyrtare për viktimat nga protestat në Iran, por organizata joqeveritare HRANA ka raportuar se numri i të vdekurve është 116, me mbi 2.600 të tjerë të arrestuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
