Bota

Irani ndalon shefin e agjencisë bërthamore të OKB-së të hyjë në vend, refuzon mbikëqyrjen në lokacionet bërthamore

“Ne nuk do të lejojmë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të instalojë kamera në lokacionet tona bërthamore dhe shefit të agjencisë do t’i ndalohet hyrja në vend”, tha Araghchi

Ikrame Imane Kouachi  | 28.06.2025 - Përdıtësım : 28.06.2025
Irani ndalon shefin e agjencisë bërthamore të OKB-së të hyjë në vend, refuzon mbikëqyrjen në lokacionet bërthamore Foto: AA/Arkiv

Ankara

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se vendi i tij do të ndalojë kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, të hyjë në territorin iranian dhe gjithashtu nuk do të lejojë që agjencia të instalojë kamera të mbikëqyrjes në objektet bërthamore, transmeton Anadolu.

“Ne nuk do të lejojmë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të instalojë kamera në lokacionet tona bërthamore dhe shefit të agjencisë do t’i ndalohet hyrja në vend”, tha Araghchi në një deklaratë të cituar nga agjencia kombëtare iraniane e lajmeve IRNA.

Njoftimi vjen pas tensioneve në rritje midis Teheranit dhe mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së mbi monitorimin e qasjes dhe transparencës pas konfrontimeve të fundit ushtarake me Izraelin dhe SHBA-në.

Ky veprim vjen pas miratimit të legjislacionit të mërkurën nga parlamenti i Iranit për të pezulluar bashkëpunimin me IAEA-në.

Më 13 qershor, një konflikt 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu kur Izraeli nisi sulme ajrore në objektet ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane, duke vrarë të paktën 606 persona dhe duke plagosur 5.332 të tjerë.

Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur më shumë se 3.400 të tjerë.

Konflikti u ndal pas një armëpushimi të sponsorizuar nga SHBA-të që hyri në fuqi më 24 qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.